-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’

- Advertisement -

Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e Kosovëës në lidhje me vendimin për rritjen e pagave, duke e quajtur të njëjtin “hajgare”.

Sipas tij, pagat për mjekët duhej të rriteshin më herët dhe në përputhje me Ligjin, i cili parashikon rritjen e koeficientit dhe çmimit, dhe jo përmes këtyre, siç thotë ai, “këstëve” të vendosura nga Qeveri

‘’ Kjo rritje e pagave për mjeket ta them të drejtën është pak hajgare. Pagat do të duhej të rriteshin prej janarit dhe të vazhdohej në bazë të Ligjit, ku parashihet rritja e çmimit apo vlerës së koeficientit dhe jo me këto ‘këste’, tha Sejdiu për FrontOnline.

Ai shtoi se çfarë ka bërë Ministria e Shëndetësisë deri tani ka ndihmuar më shumë për të stigmatizuar profesionin e mjekut sesa për të mbrojtur ata si profesionistë.

‘’Çdo gjë që është bërë nga kjo Ministri është bërë në dëm të mjekëve, apo duke stigmatizuar mjekun si profesionist. Te mjeku kanë stigmatizuar profesionin, Ministria e Shëndetësisë e kanë stigmatizuar profesionin e mjekut ‘’, tha Sejdiu

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit