-5.3 C
New York
Tuesday, January 27, 2026

Buy now

Kryetari i Obiliqit me vendim: 200 euro gjobë për individët që ndotin hapësirën publike, 1 mijë euro për bizneset

- Advertisement -

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, ka njoftuar se nga 15 shkurti 2026 do të hyjë në fuqi vendimi për gjobitjen e atyre që ndotin hapësirën publike.

Ai ka thënë se çdo person fizik që ndot hapësirat publike apo zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro.

Ndërsa, çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro.

“Të nderuar qytetarë, Sot kam marrë vendim që, me qëllim të rritjes së vetëdijesimit dhe përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave: – Çdo person fizik që ndot hapësirat publike apo zonën para pronës së tij do të gjobitet me 200 euro. – Çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1000 euro. Zbatimi i këtij vendimi bëhet nga Inspektorati Komunal. Ky vendim hyn në fuqi më 15 shkurt 2026”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit