Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Ai ka thënë se pasi ka pasur disa simptoma të pazakonta, i është nënshtruar testitmit për COVID-19 dhe ka rezultuar pozitiv.
Gashi ka thënë se gjendja e tij është stabile, derisa ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat Anti-COVID.