5.8 C
New York
Friday, November 7, 2025

Buy now

Kryetari i Malishevës i shpreh ngushëllime familjes Morina për vdekjen e dy vëllezërve

- Advertisement -

Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy vëllezërve të familjes Morina nga fshati Gollubovc, Naimit dhe Drionit.

Në një njoftim të lëshuar nga Komuna thuhet se kjo ngjarje e rëndë i ka tronditur të gjithë.
“Jemi pranë jush me dhembje dhe solidaritet në këtë moment të vështirë. Urojmë që të gjeni forcën për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme”, thuhet në njoftim.

Komuna dhe Kastrati kërkojnë nga organet e rendit dhe drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj tragjedie dhe që autorët të përballen me ligjin.

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm policia ka arritur ta kap Astrit Isufin, që dyshohet për vrasjen e dyfishtë të ndodhur të enjten në Gollubovc të Malishevës.

Klankosova.tv ka mësuar se rreth orës 06:30 atë e kishin gjetur zyrtarët policorë derisa ishte munduar të fshihej. Burime për Klankosova.tv theksojnë se Isufi që dyshohet për vrasjen e dy vëllezërve, Driton dhe Naim Morina para shtëpisë së tyre ishte fshehur në shtëpi të pabanuara në një fshat aty pranë, në Pllaçicë.

Policia kishte rënë në gjurmët e tij, dhe e kishin arrestuar, i njëjti ishte i lënduar dhe pas arrestimit e kanë dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Pas ndihmës mjekësore që mori në QKMF-në në fjalë u dërgua për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Drejtori i Klinikës së Emergjencës, Naser Syla, ka konfirmuar për Klankosova.tv  se gjendja shëndetësore e Isufit paraqitet stabile dhe se po kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme.

Të ngjashme

Të fundit