Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi do të vizitojë sot Kosovën.
Sipas agjendës, Gashi në Kosovë do të zhvillojë takime të rëndësishme me krerët e shtetit.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do të pres në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi në takim në ora 09:25.
“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi. Agjenda: 9:25 – Pritja ceremoniale në hyrjen e Kuvendit 9:30 – Takim tête-à-tête 9:45 – Takim bilateral” – thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Gashi do të takohet edhe me kryeministrin, Albin Kurti.