10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Kryetari i Kuvendit të Malit të Zi është takuar me Vulin-in e Dodikun, këta të dy njihen për afërsinë me Rusinë

- Advertisement -
Të dielën në Serbi janë mbajtur zgjedhjet. Përveç zyrtarëve nga Serbia, presidentit serb Aleksandar Vuciq në mbështetje i dolën edhe politikanët nga shtetet e tjera, fqinje.

Andrija Mandiq, kryetar i Kuvendit të Malit të zi dhe Milorad Dodik presidenti i Republikës Srpska në BeH u fotografuan në shtabin e SNS-së së Vuciqit në kohën kur nisën të dalin rezultatet e zgjedhjeve të së dielës mbrëma.

Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka thënë se beson se kryetari i Kuvendit, Andrija Mandiq mbrëmë nuk ka pasur vend në asnjë shtab zgjedhor në Serbi dhe se ky është një mesazh i keq.

Reagimi i presidentit erdhi pasi kryetari i Parlamentit të Malit të Zi dhe lideri i Demokracisë së Re Serbe (NSD), Andrija Mandiq, mbrëmë në Beograd mori pjesë në fjalimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në selinë e listës “Serbia nuk duhet të ndalet”, të udhëhequr nga Partia Përparimtare Serbe (SNS).

“E pashë. Mendoj se është çështje e përgjegjësisë personale dhe profesionale të zotit Mandiq. Mendoj se kryetari i Kuvendit të Malit të Zi mbrëmë nuk ka pasur vend në selinë zgjedhore të asnjë partie në Serbi, por gjithsesi, siç thashë, është çështje e përgjegjësisë profesionale dhe personale të zotit Mandiq”, citohet të ketë thënë Milatoviq para gazetarëve në Cetinje

Ai tha se mesazhi sigurisht nuk ishte i mirë.

Ndryshe, veprimi i Mandiq ka nxitur reagime teksa ai është parë bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në selinë e partisë SNS.

Përveç tij, aty janë parë edhe ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik.

“’Bota serbe’ në veprim. Fjalimi i fitores i presidentit të Serbisë në selinë e SNS-së ku morën pjesë – presidenti i Kuvendit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, ministri i Sigurisë së Bosnjë dhe Hercegovinës, Nenad Neshiq dhe presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik”, shkruante në përshkrimin e një fotografie të publikuar nga portali Istraga në X (ish-Twitter).

Ish- drejtori i Agjencisë së Sigurisë dhe Inteligjencës së Serbisë, Aleksandar Vulin, që gjendet nën sanksione të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte aktori kryesor në një aferë të madhe ndërkombëtare spiunazhi e cila në masë të madhe ka kërcënuar reputacionin e Serbisë.

Derisa ishte në krye të ministrisë serbe të punëve të brendshme ai kishte koordinuar operacionin e përgjimit të opozitarëve rus në Beograd, që më vonë e kishte rezultuar me arrestimin e tyre në Rusi, derisa qeveria serbe e zbuloi veten para opinionit publik ndërkombëtar që e ka nënshtruara shërbimet e veta të sigurisë regjimit diktatorial të Valdimir Putin duke i ndihmuar atij të qërojë hesapet me kundërshtarët e vet politik.

Në maj të 2021, ishin përcjellë dhe përgjuar grupi i opozitarëve rus në krye me Vladimir Kara-Murza dhe Andrej Pivovarev.

Ai operacion rezultoi me arrestimin e fillimisht të Pivovarev që u dënua me pesë vite burgim, e më pas në prill të 2022, u arrestua edhe Kara-Murza, që sipas fjalëve të avokatit rus Dmitri Zahvatov, poashtu është dënuar si rezultat i aksionit që Vulin e kreu së bashku me Nikolai Patrushev, kreun e këshillit kombëtar të sigurisë së Rusisë, ish shefin e agjencisë së inteligjencës së Rusisë, FSB.

“Pivovarev është arrestuar për shkak se Vulin e dërgoi materialin e bisedave të përgjuara Nikolai Patrushev. Edhe Kara-Murza kryesisht për shkak të kësaj u arrestua. Në Rusi kështu kryhen këto punë – nëse mblidhet material i mjaftueshëm, sipas standardeve të tyre, të ju damkosin si tradhtarë, e më pas të nisin proces për ju para gjyqit. Arsyeja formale pse Kara-Murza u arrestua është siç pretendohet takimi në Arizona ku kishte folur për luftën në Ukrainë” tha Zahvatov.

Ndërsa Presidenti i Republikës Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë, Milorad Dodik, njihet për afërsinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin dhe idenë për një Serbi të madhe dhe mbështetjen e “Botës serbe”

Madje ai para pak kohësh ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se në këtë shekull “serbët duhet të kenë një shtet të vetëm”, i cili sipas tij duhet të përfshijë edhe Kosovën dhe Malin e Zi.

Në një intervistë për redaksinë e Beogradit të shërbimit propagandistik rus “Sputnik” , transmetimi i të cilit është i ndaluar në territorin e Bashkimit Evropian, Dodik ka deklaruar se në vitet e ardhshme do të ketë një ekuilibër të ri të fuqisë në botë, kështu që sipas tij, serbët në Ballkan duhet të marrin avantazhin e kësaj për të krijuar diçka të ngjashme me një “Serbi të madhe”.

I pyetur nëse mendon se Serbia do të ketë sukses në çështjen e Kosovës, ai tha se politika kombëtare dhe shtetërore serbe duhet të mbetet e përkushtuar për të.

“Më duhet të them se Vuçiç e ktheu çështjen në skenën ndërkombëtare përmes procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjes së Kosovës nga një numër i konsiderueshëm vendesh. Mendoj se ne duhet të mbajmë një zgjidhje korrekte dhe stabile afatgjatë dhe kjo nuk është në interesin e Britanisë dhe Amerikës. E vetmja gjë është zgjidhja Republika Srpska, Serbia dhe zonat serbe, Kosova dhe sigurisht edhe kthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb. Kjo është diçka që duhet respektuar si interes i fortë kombëtar serb në këto zona dhe të mos injorohet”,– tha Dodik.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit