Kryetari i Kuvendit Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka bërë kërkesë që të hapet dega e gjuhës shqipe në Universitetin e Beogradit.
Kështu ka njoftuar Lutfiu përmes një postimi, ku ka treguar se kjo kërkesë është dorëzuar me qëllimin e hapjes së kësaj dege në Fakultetin Filologjik, të Universitetit të Beogradit.
Sot përmes një shkrese iu drejtova Universitetit të Beogradit-Fakultetit Filologjik, Katedrës së Albanologjisë, për hapjen e degës së gjuhës shqipe në Preshevë, ka thënë ai duke treguar se kërkesën e njëjtë e ka dërguar edhe në Ministrinë e Arsimit të Serbisë.
“Hapja e kësaj dege përbën interes edhe për qytetet e rajonit të cilat janë afër Preshevës e që nuk e kanë këtë fakultet”, ka shtuar më tutje ai, duke treguar se hapja e kësaj dege ka kuptim, meqenëse 95% e qytetit të Preshevës është e banuar me shqiptarë.