Kreshnik Radoniqi, kryetar i KQZ-së ka kërkuar falje për dështimin e KQZ-së në sajtin e tyre online.
“Gjithçka ishte gati të transmetohet me rezultatet, për arsye se aplikacioni për përpunimin e të dhënave nuk ka funksionuar, nuk po arrijmë t’i transmetojmë. Andaj KQZ-ja kërkon ndjese gjithë qytetarëve që me shumë të drejtë kanë pritur të mësojën rezultatet preliminare nga dita e sotme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe ka vendosu të mbledhë të dhënat në mënyrë manuale, të cilat janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të votave. Mostransmetimi i të dhënave për subjektet politike nuk ka asnjë ndikim në rezultatet që tash janë pjesë e formularëve, dhe pasi t’i grumbullojmë do t’i publikojmë. Softueri nuk ka funksionu në fund, ka funksionu deri më tash në secilin proces. Në fund nuk funksionoi. Për këtë arsye edhe të dhënat të cilat kanë filluar me ardh me dështimin e sistemit nuk funksionoi. Nuk kam informata për Prokurorinë, nëse mendojnë se duhet të hetojë diçka e kanë kompetencë. Votat nuk kanë mbërri me i marrë me kohë.” – tha ai.