-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Kryetari i Kaçanikut: I kemi dërguar në MASHT dy kërkesa për çerdhe të reja, ende s’janë përgjigjur

- Advertisement -

Besim Ilazi, kryetari i Komunës së Kaçanikuta folur  lidhur me ‘fajësimin’ e MASHTIT për mos aplikimin e komunave për ndërtimin e çerdheve të reja.

Ilazi ka deklaruar se nuk ekziston një gjë e tillë sepse komunat kanë pasur kërkesa.

Ai thotë se komuna e Kaçanikut ka pasur dy kërkesa, por ende s’ka marrë përgjigje.

“Dy kërkesa i kemi dërguar me leje, me pronë të gjitha se presim përgjigje prej tyre nuk është e vërtetë që nuk jemi të interesuar. Nuk ekziston ajo që e thonë ministrja, i kemi dërguar me leje me pronë të ndara në parcela të gjitha janë të rregulluara. Çka ka kërkuar i kemi përmbush, arsyetimi ka qenë që fondet janë bllokuar e po presim fonde të tjera”, u shpreh Ilazi për “Front Online”.

Nga Ministria e Arsimit në një përgjigje për Front Online kanë bërë të ditur se 44 çerdhe janë përfunduar, të cilat, siç thonë ata, përfshijnë edhe shkollat e adaptuara në çerdhe dhe ato në proces të ndërtimit, ndërsa 4 janë në proces të tenderimit.

“Deri më tani janë 44 çerdhe të përfunduara, shkolla të adaptuara në çerdhe si dhe në proces të ndërtimit ndërkaq, 4 janë në proces të tenderimit. Në mënyrë që MASHTI të përmbush planifikimin, jemi në pritje të komunave për ndarjen e lokacioneve të përshtatshme për ndërtimin e çerdheve”, thuhet në përgjigjen e MASHT-it për Front Online.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit