10.5 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Kryetari i Gjilanit merr dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID

- Advertisement -

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur se sot është vaksinuar me dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID.

Me këtë rast Hyseni u bëri thirrje qytetarëve mbi 18 vjeç që të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë

Ai tha se numri i rasteve me COVID-19 është në rritje dhe se duhet të bëhemi bashkë në mbrojtje të shëndetit.

Postimi i plotë:

Sot e kam marrë dozën përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në qendrën e mjekësisë familjare Dardania. Numri i rasteve të infektimit është në rritje e sipër, përderisa e gjitha bota po përballet me variantin e ri të virusit Corona. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç të marrin dozën përforcuese të vaksinës sa të kalojnë gjashtë muaj pas marrjes së dozës së dytë. Të bëhemi së bashku në mbrojtje të shëndetit publik. #VAKSIONOHU.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit