11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Kryetari i FBK-së: Finalja e sotme në Rahovec, do të jetë test për kthimin e tifo-grupeve në sallë

- Advertisement -

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka thënë se finalja e sotme në Rahovec, në të cilën publiku pritet të jetë në numra të mëdhenj, do të jetë test i vërtetë i gatishmërisë së tifozëve për t’u kthyer në palestrat tona.

Fetahu, ka potencuar se vendimi për të ndaluar tifo-grupet në palestra, ka qenë më i rëndi i nxjerrë  nga organet e FBK-së.

“Muajve të kaluar, me qëllim të ruajtjes së garës sonë nga kërcënimi real i pezullimit apo mbylljes së plotë, kemi qenë të shtyrë të zbatojmë vendim të rëndë dhe kufizues për tifogrupet e organizuara në ndeshjet tona. Ky vendim mund të ketë qenë vendimi më i rëndë i nxjerrë nga organet e FBK gjatë këtij mandati, por ka qenë i domosdoshëm marrë parasysh që incidentet e rënda në ndeshjet basketbollistike po e çonin sportin tonë të zemrës drejt pezullimit të garës apo mbylljes së plotë për shikues, gjë që do të ishte shkatërrimtare për klubet tuaja të zemrës dhe për basketbollin tonë në përgjithësi”.

“Finalet e sotme ne Rahovec, në të cilat publiku pritet të jetë në numra të mëdhenj, do të jenë test i vërtetë i gatishmërisë së tifozëve për tu kthyer në palestrat tona, prandaj, ju u bëj thirrje të gjithë tifozëve të pranishëm që të sillen konform normave dhe rregullave të mirësjelljes, të tregojnë kulturë dhe edukatë, të anojnë për klubet e tyre të zemrës në mënyrë korrekte dhe t’i dëshmojnë të gjitha organeve vendimmarrëse në vendin tonë që janë të gatshëm t’i kthehen palestrave të tyre me shenjat e tyre dalluese dhe mjetet ndihmëse që kanë krijuar atmosfera të cilave ua kanë zili gjithë bota. Nga zemra uroj që bashkë të kalojmë këtë test dhe t’i hapim rrugë kthimit të plotë të tifozëve në palestrat tona që nga xhiroja e ardhshme”, ka thënë Fetahu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit