Kryetari i Degës së PDK-së në Itali dhe ish-kandidati për deputet, Patriot Krasniqi, ka marrë pjesë nga dy partitë që janë në pushtet në rajonin e Toskanës, për të garuar në zgjedhjet rajonale në Toskana, që do të mbahën në mes të muajit Tetor dhe Nëntor, shkruan GazetaScanner.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Krasniqi në një postim në Facebook.
“Jemi falënderues për vlerësimin e dy partive politike, dhe do të shqyrtojmë me seriozitet ftesat e dy partive, se cila prej tyre mundet të jap më shumë kontribut për komunitetin tonë kosovar”, shkruan Krasniqi.
Postimi i plotë:
Jam jashtzakonisht i lumturë që gjatë kësaj jave kam marrë ftesen nga dy partit në pushtet ne Rajonin e Toskanës të jem pjesë e listës në garë për zgjedhjet rajonale në Toscana, që do të mbahën në mes të muajit Tetor dhe Nëntor.
Poashtu ftese ka marre edhe Sekretari i përgjithshëm i degës tonë të PDK-së në Itali, Sefer Buzhala,që të jetë pjesë e listës në rajonin e Venetos.
Jemi falenderues për vlerësimin e dy partive politike, dhe do ta shqyrtojme me seriozitet ftesat e dy partive dhe se cila prej tyre mundet te jap me shume kontribut per komunitetin tonë Kosovar, që të ndihmojmë sa më shumë që është e mundur komunitetin tonë në Itali dhe të jemi pjesë e garës.
Na priftë e mbara së bashku!