15.9 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Kryetari i Bujanovcit i kërkon Kurtit të rishikohet masa për të hyrë në Kosovë me tri vaksina

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i ka shkruar kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin Kurti, për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë.

Në letrën dërguar Kurtit, ai ka shkruar se obligimi për vaksinë me dozën e tretë, apo edhe ata që janë vaksinuar me dozën e dytë dhe testi PCR po e pamundëson lëvizjen e qytetarëve tanë.

Ai ka shkruar se i shtyrë nga kërkesat e shumta të qytetarëve, kërkon të rishikohet vendimi për hyrje daljet në territorin e Kosovës.

“Mbesim me shpresë se vendimi do të rishikohet, gjithnjë duke gjetur një zgjidhje që nuk rrezikon shëndetin e qytetarëve”, ka shkruar Arifi.

Për vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth masave shtrënguese për hyrje daljet në Kosovë, sot…

Posted by Nagip Arifi on Sunday, January 23, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit