10.8 C
New York
Friday, November 14, 2025

Buy now

Kryetari i AAK-së në Prizren kërkon të votohet qeveria e Konjufcës, nëse Haradinaj zgjedhet president

- Advertisement -

Besnik Krasniqi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është shprehur se sipas tij, kjo parti do të duhej ta shqyrtonte mundësinë e bashkëpunimit me Vetëvendosjes, nëse kjo e fundit i bën një ofertë serioze AAK-së.

Krasniqi nga AAK, i ftuar në Frontal në T7, ka thënë se sipas tij, kandidimi i Konjufcës e ka ‘’ndryshuar lojën’’, përderisa ata janë ende kundër një qeverie tjetër Kurti.

‘’Faktikisht ky ishte një mendim imi personal. Dje AAK e ka mbajt një mbledhje të kryesisë, por unë për shkak që gjendesha jashtë vendit në atë kohë, nuk mujta me marr pjesë në mbledhje. I dëgjova me kujdes edhe qëndrimet e kryetarit Haradinaj edhe qëndrimet e kryesisë tonë, plotësisht i mbështesë të gjitha ato që u thanë. Por gjithashtu vlen të ceket se nëse Glauk Konjufca dhe VV do ta kishin pasur seriozisht krijimin e një qeverie, besoj që do të ishte e udhës dhe e drejtë që të bëhet ofertë serioze, në këtë rast AAK’së, që ne do të mund ta shqyrtonim dhe ta jepnim vendimin tonë përfundimtar. Ju e dini mirë që të gjithë ne, kemi qenë dhe jemi kategorik që të mos ketë qeveri Kurti 3, por kandidimi i Konjufcës tashmë veçse e ka ndryshuar lojën për mendimin tim, dhe hap shtigje të reja’’, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit