Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur sot në takim Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarin e shquar kombëtar, ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Azem Syla.
Ky i fundit ka uruar Aliun për rizgjedhjen kryetar i Ferizajt.
“Prita sot në zyrën time, Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veprimtarin e shquar kombëtar, ish deputetin e Kuvendit të Kosovës, Azem Syla nga i cili pranova urimin për mandatin tim të ri qeverisës”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.






