Në prag të fushatës zgjedhore i pari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, e bëri komunën me flamur e stemë të re, duke u ndryshuar kështu edhe statuti i saj në një mbledhje të jashtëzakonshme mesditën e 22 gushtit.
Zeqiri thotë se këtë nuk arriti ta bëjë më herët gjatë mandatit të tij që s’e pati të plotë për shumë arsye.
Edhe komuna e Mitrovicës Veriore, në një seancë të jashtzakosnhme vendosi për zvendesimin e emrave të 87 rrugëve të kësaj komune. Nga kabinetit i Erden Atiqit, Visar Syla i tha Klanit e komisioni e procedurat kanë marr shumë kohë andaj ka qënë e pamundur të behet më heret.
Aktiv këto ditë u pa edhe Ilir Peci i Zveçanit i cili më 25 gusht, mori vendim për heqjen e fotografisë të kriminelit serb, Ratko Mlladiq, duke e cilësuar si hap konkret për të eliminuar çdo simbol të dhunës dhe urrejtjes nga hapësirat publike
Ndryshe nga këto tri komuna që qeverisen nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, në Leposaviqin e Lulzim Hetemit që vjen nga kjo partia e fundit, nuk janë parë aktivitete të shtuara.
Që të katër këta kryetar komunash veriore, garojnë edhe në zgjedhjet e 12 tetorit. /Klan Kosova/