7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Kryetarët e komunave të udhëhequra nga VV-ja kërkojnë ndërprerjen e grevës

- Advertisement -

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka bërë të ditur që bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu kanë paraqitur shqetësimet e tyre lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi.

Ata kanë kërkuar nga prindërit që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla dhe të ndërpritet greva.

“Nga kjo konferencë ne ju bëmë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apeluam tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor duke e ndalur grevën.Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur në diskutim publik Ligjin për Paga, ku mësimdhënësit trajtohen me paga të dinjitetshme si dhe është përkujdesur me Pakon e re mbështetëse në ndihmë të qytetarëve karrshi inflacionit”, thuhet në njoftimin e Bulliqajt.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit