Kryesuesi i Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Emanuel Bajra, rezulton të jetë një nga udhëheqësit më të pasur në institucionet publike të Kosovës.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar të dhënat e deklaruara nga Bajra, të cilat përfshijnë pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, aksione, kriptovaluta, para të gatshme dhe të ardhura vjetore.
Bajra, i emëruar në korrik të vitit 2023, ka deklaruar se posedon dy shtëpi dhe dy banesa të blera gjatë periudhës 2017–2025, me një vlerë totale mbi 2 milionë euro, transmeton Klankosova.tv.
Sa i përket pasurisë së luajtshme, ai ka raportuar dy vetura, metale të çmuara, një bibliotekë dhe orendi të ndryshme.
Në deklarimin e tij figurojnë edhe disa kriptovaluta, të cilat i ka blerë për 35 mijë euro, por që tashmë kapin vlerën mbi 14 milionë euro.
Po ashtu, Bajra ka të deklaruara mbi 500 mijë funta para të gatshme, të cilat i ka siguruar nga kursimet dhe të ardhurat.