11.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kryesindikalisti i Trepçës: Kurti ka ardhë në pushtet duke i shfrytëzuar sindikatat

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti ka ardhë në pushtet duke i shfrytëzuar sindikatat.

Jonuzi u shpreh se Kurti ka arrit që t’ju përshtatet kërkesave të sindikatave, që këto të fundit sipas tij, “kanë rënë në lajthitje”.

“Kryeministri ka ardhë në pushtet duke i shfrytëzuar jashtëzakonisht shumë mirë sindikatat, sepse ka arrit që në çdo mënyrë, në çdo formë t’ju përshtatet kërkesave sindikale, sa që thuajse të gjitha sindikatat kanë rënë në lajthitje duke menduar që kryeministri do të vjen një revolucion të jashtëzakonshëm”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Në emër të sindikatave, ai deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk ka punuar asgjë përgjatë mandatit 4-vjeçar.

“Me premtimet e tij dhe deklaratat publike që i ka dhënë atëherë, besimi ynë ka qenë që do të bëhet ndonjë ndryshim. Gjatë mandatit 4-vjeçar do të ishte mirë që të paktën të niste diçka. Sa i përket neve sindikatave mendojmë që nuk është punuar asgjë, pavarësisht kësaj më shumë jemi mbyll dhe jemi izoluar sa i përket kërkesave tona”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit