Kryesindikalisti i Sektorit Privat, Jusuf Azemi, tha se para 6 vitesh ka thënë se punëtorët në Kosovë po trajtohen si skllevër, e për këtë, ai thotë se mori edhe kërcënime.
Azemi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se kërcënime e fjalë të rënda ka marrë nga qeveritarët dhe nga punëdhënësit.
“Unë para 6 vitesh e pata qit një fjalë në opinion se thash se punëtorët po trajtohen si skllevër, kom pas edhe kërëcënime e shumë fjalë të rënda se si e the këtë. Kam pas kërcënime edhe prej punëdhënësve e besa edhe prej qeveritarëve”, tha ai.
Tutje ai shtoi se i kupton qytetarët të cilët ikin nga vendi, pasi sipas tij, kanë humbur shpresat se këtu do të bëhet mirë.
“Unë muj me i kuptu njerëzit të cilët ikun nga vendi sepse ka humbur shpresat dhe të gjitha idealet e njerëzve se do të bëhet mirë”.