9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kryesia vendosi që të mos i zbritet paga, Konjufca del kundër vendimit: Mu ka dukur i paligjshëm

- Advertisement -

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dalë kundër vendimit të marrë nga Kryesia e Kuvendit që atij të mos i zbritet paga.

I pyetur nga T7 për këtë çështje, Konjufca ka deklaruar se në këtë nismë të Kryesisë së Kuvendit ka abstenuar, duke thënë se është e paligjshme me Ligjin e Pagave.

“Kryesia e ka marrë një vendim në të cilin unë kam abstenuar sepse mu ka dukur i paligjshëm. E kjo është që kryetarit të Kuvendit të mos i zbritet paga, siç ka ndodhur me Ligjin e Pagave. E kemi një Ligj të ri të Pagave edhe kryetarit të Kuvendit, si edhe presidentes dhe kryeministrit iu ka zbritur paga. Vendimin që e mori Kryesia ishte të mos zbritet paga e kryetarit, jo të rritet por që të mbetet ajo që ka qenë më herët. I kam dhënë udhëzimet për administratën që çfarëdo veprimi që ata marrin në drejtim të përpjekjes për të akomoduar këtë veprim të Kryesisë, që kryetarit të mos i zbritet paga, në krahasim me Ligjin e ri të Pagave dhe me shtesën 30 për qind që e kemi të kufizuar”, tha Konjufca.

Sipas Konjufcës, kjo s’ka mundësi të bëhet pasi është e paligjshme, derisa shtoi se si kryeparlamentar nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit