Kryesia në mbledhjen e sotme ka marrë vendim që ta procedoj për opinion në Qeveri projektligjin për tërheqjen e 30% të Trustit.
“Porjektligji për Trustin u dërgua për mendim në Qeveri”, ka thënë një burim.
Nga sot Qeveria e Kosovës ka afat 30 ditor për të dhënë mendimin për këtë projektligj.
Pas ditës së 30-të projektligji kthehet në Kuvend në procedurë parlamentare dhe trajtohet sipas procedurës për miratimin e ligjeve në lexim të parë dhe të dytë.
Ndryshe, partitë opozitare Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë përkrahur këtë projektligj.