Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e radhës, ky është rendi i ditës

- Advertisement -

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot me fillim nga ora 14:00 do të mbajë mbledhjen e radhës, në të cilën pritet të shqyrtohen një sërë çështjesh dhe të përcaktohet rendi i ditës për seancën plenare të ardhshme.

Në fillim të mbledhjes, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë dhe miratojnë procesverbalin nga mbledhja e mëparshme.

Po ashtu, do të diskutohet edhe për propozimin e rendit të ditës për seancën e radhës, ku pritet të përfshijë disa pika të rëndësishme legjislative dhe politike.

Sipas propozimit, seanca e radhës parlamentare, do të nisë me miratimin e procesverbalit nga seanca e kaluar, për të vazhduar me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Në vijim, deputetët pritet të shqyrtojnë dhe votojnë disa projektligje për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë, përfshirë ato me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim, Agjencinë Franceze për Zhvillim dhe KfW, që lidhen me zhvillimin e sektorit financiar, energjinë, klimën si dhe lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, në rend dite është paraparë votimi i një propozim-rezolute lidhur me rritjen e çmimeve të naftës, mungesën e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimin e saj në koston e jetesës dhe stabilitetin ekonomik në vend.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe zgjedhjen e një anëtari joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe një propozim-rezolutë për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999.

Në fund, pritet të trajtohet edhe propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për emërimin e deputetes Duda Balje në komisione parlamentare.

Rendi i plotë i ditës: 

Kryesia
Mbledhja e Kryesisë

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

2. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3. Pyetjet parlamentare,

4. Votimi i Projektligjit nr. 10/L-015 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar të Kosovës,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-016 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-017 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW, Frankfurt am Main, për Programin e Kredisë të Bazuar në Politika në sektorin e Energjisë dhe Klimës për Kosovën,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.10/L-018 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0,

8. Votimi i Propozim-Rezolutës për rritjen e çmimeve të naftë, mungesa e ndërhyrjes së Qeverisë dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në koston e jetesës si dhe stabiliteti ekonomik i vendit,

9. Zgjedhja e 1 (një) anëtari Joprokuror në Këshillin Prokurorial të Kosovës,

10. Shqyrtimi i “Propozim-Rezolutës për mbrojtjen e së vërtetës historike të luftës në Kosovë 1998–1999”,

11. Propozimi i GP të AAK-së për emërimin e deputetes Duda Balje në komisione parlamentare.

3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngjashme

Të fundit