Komuna e Prishtinës ka përfituar grant në vlerë prej 450 mijë euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh).
Granti ka të bëjë me financimin e rindërtimit të tërësishëm të Transportit Publik në Prishtinë. Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, pas nënshkrimit tha se synojnë përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
“Ky partneritet ka një rëndësi të madhe për komunën tonë, duke ofruar mundësinë për ristrukturimin dhe modernizimin e rrjetit të autobusëve në Prishtinë”.
“Përmes këtij projekti, ne synojmë përmirësimin e shërbimit të transportit urban, duke e bërë atë më efikas dhe të përshtatshëm për nevojat e qytetarëve”, tha Rama.