-11.7 C
New York
Monday, February 9, 2026

Buy now

Kryeprokurorja në rastin e ish-krerëve pretendon se Clark dhe dëshmitarët e tjerë ndërkombëtarë “nuk kishin informacione për UÇK-në”

- Advertisement -

West në seancën ku ka filluar parashtrimi i deklaratave përmbyllëse për rastin e Thaçit dhe të tjërve ka thënë se ndërkombëtarët, dëshmitarë të mbrojtjes, nuk kishin informacione për strukturën e UÇK’së dhe se s’kanë parë asnjëherë rregullore të saj, shkruan Insajderi.

Gjykata gjithashtu ka dëgjuar dëshmi drejtpërsëdrejti nga dëshmitarë të mbrojtjës, të cilët ishin të përfshirë në përpjekje për të sjellë paqe dhe administrim të Kosovës. Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje kanë vlerë për këtë gjykatë, puna e kësaj gjykate është tërësisht e ndryshme. Dëshmitarët ndërkombëtarë janë hedhur në një situatë me pak informacion, kanë ndërvepruar me aktorët kryesorë me vetëm pak herë dhe thuajse nuk kanë parë asnjëherë rregullore dhe s’kanë njohur strukturën e UÇK-së“, ka thënë ajo.

Për kontekstin e punës së tyre konkrete, kjo shtresë e pakët e informacionit mund të ketë qenë e mjaftueshme, por është absolutisht e pamjaftueshme për gjetjen e fakteve. Kjo mungesë e informacionit është përshkruar më së miri nga një dëshmitar i vetë mbrojtjes, zëdhënësi i UNMIK-ut“, shtoi më tej ajo.

Të ngjashme

Të fundit