Kryeprokurorja e Hagës, Kimberly West, ka theksuar se dëshmitarët e mbrojtjes, duke aluduar në dëshmitarët ndërkombëtarë si Clark e Rubin, nuk kishin informacione për UÇK-në.
Kjo në fjalën hyrëse të rastit të krerëve të UÇK-së.
“Këto krime janë kryer, dhe se të akuzuarit mbajnë përgjegjësi ligjore për to. Gjykata ka dëgjuar dëshmi drejtpërdrejtë nga disa dëshmitarë, 7 të mbrojtjes, ndërkombëtarë, të cilët ishin përfshirë në përpjekje për të sjellur paqe dhe administrim të Kosovës. Por, ndërkohë që përfshirja e tyre në këtë çështje, konstatimet e tyre kanë vlerë, puna e gjykatës është e ndryshme. Shtatë ndërkombëtarët kanë pasur pak informacion, nuk e kanë folur gjuhën, kanë ndërpveruar vetëm për pak herë me aktorët kryesorë, nuk kanë parë asnjëherë rregullore e komunikata të UÇK-së”, tha West.






