24.1 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Kryeprokurori serb: Në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm do të merret vendim për aktakuzën kundër Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

- Advertisement -

Kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, ka deklaruar se në fund të këtij viti, ose në fillim të vitit të ardhshëm do të merret vendim për aktakuzën kundër Milan Radoiçiqit për sulmin në Banjskë vitin e kaluar.

Siç ka bërë të ditur ai, po kontrollohen të gjitha pretendimet e të dyshuarit, të cilat i ka bërë gjatë marrjes në pyetje në Departamentin e Hetimeve Kriminale në Beograd, raporton mediumi serb “Danas”.

Gjatë hetimeve thuhet se janë kryer mbi 40 veprime procedurale.

“Vendimi për ngritjen e aktakuzës do të merret në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Sfanoviq për “Kosova Online”, duke shtuar se pret bashkëpunim adekuat me EULEX-in. “Është kërkuar dorëzimi i raportit për hetime, fotodokumentacioni, raportet e autopsisë së të gjithë personave të vdekur, raportet mjekësore të të gjithë personave të lënduar. Janë kërkuar edhe procesverbalet nga ekspertiza e armëve, municionit dhe mjeteve shpërthyese, si dhe procesverbalet nga marrja në pyetje e të pandehurve dhe marrja në pyetje e dëshmitarëve”, ka shtuar Stefanoviqi.

Të ngjashme

Të fundit