Kryeprokurori i Prokurorisë në Ferizaj, Burim Çerkini ka jap detaje gjatë konferencës për medie në lidhje me aksionin e sotëm për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik
Çerkini tha se për 7 personat e arrestuar si të dyshuar në vrasjen e rreshterit kanë dyshime të bazuar mirë, derisa theksoi se motivi i vrasjes lidhet me punën e tij si pjesëtarë i policisë së Kosovës.
“Sot kemi arrritur që t’i arrestojmë 7 persona të cilët dyshohet, kemi dyshimet të bazuara mirë se kanë marrë pjesë në vrasjen e rreshteri. Është një punë e palodhshme që është bërë këtyre ditëve. dhe e kemi një rezukltat preliminar ku 7 persona janë duke u intervistuar dhe me vendim të prokurorit procedura do të vazhdohet me tutje sigurisht që ata do të shkojnë në mbajtje dhe do të vazhdohet me procedura të mëtutjeshme”, tha Çerkini
“Deri më tani është herët të flasim për motivin e vrasjes, por sipas asaj që kemi gjatë këtyre javëve, motivi kryesor lidhet me punën e tij si pjesëtar I policisë së Kosovës”, përfundoi ai.