27.1 C
New York
Monday, July 7, 2025

Buy now

Kryeparlamentarja shqiptare pritet në audiencë të veçantë nga Papa Françesku

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, u prit sot në një audiencë të veçantë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku.

Krahas mirënjohjes, Spiropali i shprehu atij falënderim të thellë për kontributin e paçmuar që ka dhënë në mbrojtjen dhe lartësimin e vlerave të humanizmit, solidaritetit, drejtësisë shoqërore e paqes, për dashurinë e Tij për Shqipërinë, e cila i ka dhënë botës Shën Terezën, për bekimin e 38 martirëve të Kishës Katolike shqiptare.

Ajo sipas Klanit në Shqipëri, në këtë audiencë, shoqërohej nga familja e saj dhe ambasadorja e Shqipërisë në Vatikan, Majlinda Frangaj.

Të ngjashme

Të fundit