Kryeparlamentarja Haxhiu pret në takim homologun shqiptar, Peleshin

- Advertisement -

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, raporton EO.

Takimi ndërmjet dy homologëve u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në kuadër të vizitës zyrtare të kryeparlamentarit shqiptar në Kosovë.

Gjatë ditës, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, do të pritet në takim në orën 11:15 nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërkaq, në orën 11:50, ai do të zhvillojë takim edhe me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Të ngjashme

Të fundit