Pak minuta më parë nisur mbledhja e përbashkët mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
E para e Kuvendit të Shqipërisë- Elisa Stiropali, ka emocionuar gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka thënë se ka lindur në Tiranë, por si shtëpi të saj i konsideron edhe Prishtinën e Prizrenin.
“Unë jam me origjinë nga bregu i Labërisë së Shqipërisë, Kam lindur në Tiranë, por me shtëpi zemre jam nga Prishtina dhe Prizreni. E po kështu, secili nga ne është njëkohësisht nga Durrësi e Gjakova, nga Drenica e Shkodra, nga Korça e Peja, sepse jemi një gjak e një gjuhë, një histori e një kulturë…”, ka thënë Spiropali.
Mes tjerash, ajo iu ka bërë thirrje qytetarëve nga Kosova e Shqipëria, që të qëndrojnë të bashkuar.