6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kryeparlamentari malazez, manastirin e Deçanit e quan faltore serbe – i kërkon Kosovës t’i lirojë bashkëkombësit e tij

- Advertisement -

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të lirojnë tre shtetasit malazezë, dy prej të cilëve janë pjesëtarë të ushtrisë malazeze.

Ata u ndaluan për 30 ditë pasi u arrestuan në afërsi të Manastirit të Deçanit pasi në targat e veturës me të cilën po udhëtonin shkruante “Kosova është Serbi”.

Pamje e veturës me të cilën po udhëtonin tre shtetasit malazezë, të arrestuar në Kosovë.

Mandiq tha se arrestimi i tyre “nuk është një veprim korrekt i administratës së Prishtinës dhe paraqet shkelje të të gjitha normave”.

E manastirit të Deçanit, ku edhe qëndruan tre malazezët, ai iu referua si “faltore serbe”.

“Unë do të kërkoja që ata njerëz që janë njerëz të ndershëm, besimtarë, që shkuan në faltoret serbe për t’iu lutur Zotit, të lirohen sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Mandiq në RTCG, dhe shtoi: “Unë personalisht mendoj se nuk është e drejtë, se është shkelje e të gjitha normave dhe imagjinoni tani që në Mal të Zi, në bregdet, në Ulqin apo në Tuz, të fillojmë të identifikojmë të gjithë ata që bëjnë simbolin e Shqipërisë së madhe e të veprojmë në të njëjtën mënyrë… që të gjithëve që bëjnë shqiponjën dykrenare, të fillojmë të bëjmë atë që po bën administrata e Prishtinës”, deklaroi Mandiq.

Ai tha se “kjo nuk është një rrugë e mirë dhe do ta shfrytëzoja rastin, siç i kërkova ministrit të punëve të jashtme, që sa më parë t’i lirojnë ata njerëz të ndershëm, besimtarë, njerëz që shkuan në faltoret serbe”.

“Nëse e merrni parasysh se zgjedhjet po mbahen në këtë moment, gjegjësisht që zona ku është në pushtet administrata e Prishtinës, ajo zonë është në fushatë zgjedhore, atëherë ajo që po ndodh me qytetarët e Malit të Zi është në kontekstin e disa aktiviteteve parazgjedhore”, tha ai.

Mandiq shtoi se ka marrë informacione se malazezët e arrestuar në Kosovë nuk kanë shkelur asnjë ligj, asnjë konventë ndërkombëtare dhe shtoi se meritojnë të jenë njerëz të lirë.

Ai tha se nëse sjellja e tyre nuk u ka pëlqyer institucioneve të Kosovës, kanë mundur t’i largojnë ose të mos i lejojnë të hyjnë fare në Kosovë, por tha se kjo që ka ndodhur është “më së paku politikisht e përgjegjshme për dikë që pretendon se organizon pushtet politik në hapësirën shtetërore”.

Më 24 nëntor, policia e Kosovës njoftoi se gjatë festës në manastirin e Deçanit ka arrestuar tre persona në veturën e të cilëve kanë gjetur mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Prokuroria i ka akuzuar të arrestuarit për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Ministri i mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviq, dje konfirmoi se dy nga të arrestuarit janë pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi të cilët tha se “kanë qenë në sistem për një kohë të gjatë, njëri nga viti 2011 dhe tjetri nga viti 2022”.

Andrija Mandiq njihet si pro-rus dhe veten e deklaron serb.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit