Mohammad Bagher Ghalibaf, kryetari i parlamentit iranian, kundërshtoi kërkimfaljen e presidentit iranian ndaj shteteve të Gjirit më herët të shtunën, sipas The New York times.
Kryeparlamentari citohet të ketë thënë në një postim në rrjetet sociale se, për sa kohë që ato strehojnë baza amerikane, “këto vende nuk do të gëzojnë paqe”.
Masoud Pezeshkian, presidenti iranian, kishte sugjeruar gjithashtu se forcat e Iranit kishin vepruar në mënyrë të pavarur në sulmet e tyre ndaj vendeve fqinje.
Ghalibaf u kundërpërgjigj duke thënë se ato po ndiqnin udhëzimet e hartuara nga Ayatollah Ali Khamenei, udhëheqësi suprem që u vra në fillim të luftës, të shtunën e kaluar.






