7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kryeministrja e Serbisë vjen sot për vizitë në Republikën e Kosovës

- Advertisement -

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, do ta vizitojë sot Republikën e Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Bërnabiqit për këtë vizitë.

Sipas njoftimit që e ka bërë nga e ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Bërnabiq do të realizojë një vizitë një ditore në komunat veriore të Kosovës, përkatësisht në Mitrovicën e Veriut, Zveçan dhe Leposaviq.

Sipas këtij njoftimi, në vizitë do të jetë edhe Petar Petkoviq, drejtor i kësaj zyreje.

“Kryeministrja do vizitojë qendrën e parë multimediale në veri të Kosovës… Pas kësaj ajo do të bëjë një vizitë te Manastiri i Banjskës në Komunën e Zveçanit”, thuhet në njoftim.

E ashtuquajtura Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka thënë se vizita e Bërnabiqit ishte lajmëruar të enjten, 72 orë para vizitës “sipas marrëveshjes për vizita zyrtare”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit