5.6 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Kryeministrja e Italisë ndahet nga partneri i saj pas një momenti të sikletshëm në pubik

- Advertisement -

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është ndarë nga partneri i saj dhe babai i vajzës së saj, gazetari Andrea Giambruno, pasi një emision televiziv satirik publikoi pamjet që shfaqnin atë duke bërë komente të turpshme ndaj kolegeve femra.

Lajmi për ndarjen u shfaq në faqet kryesore të shumicës së mediave italiane të lajmeve të premten në mëngjes, pasi marrëdhënia e kryeministres me Giambrunon u vu nën shqyrtim në fillim të këtij viti kur gazetari bëri disa komente të diskutueshme për gratë dhe përdhunimin.

Pas përdhunimit të tmerrshëm të dy vajzave të reja në jug të Italisë, Giambruno tha se gratë duhet të përmbahen nga pirja dhe dehja nëse duan të shmangin “ujkun” – një deklaratë që u kritikua gjerësisht si fajësimin e grave për sulme seksuale, raporton Euronews.

Në atë kohë, Meloni e kishte mbrojtur atë, duke thënë se ai donte t’i jepte llojin e këshillave që çdo nënë, përfshirë edhe të sajën, do t’i kishte dhënë kur të ishte më e re.

Ajo kishte thënë gjithashtu se ai mund të thoshte çfarë të donte dhe ajo nuk do të përgjigjej për komentet e tij.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit