Home Lajme Botë Kryeministri rumun: Populli im nuk është i gatshëm të mbrojë të drejtat e çifteve të së njëjtës gjini

Kryeministri rumun: Populli im nuk është i gatshëm të mbrojë të drejtat e çifteve të së njëjtës gjini

0
Kryeministri rumun: Populli im nuk është i gatshëm të mbrojë të drejtat e çifteve të së njëjtës gjini

Shoqëria rumune nuk është gati të mbrojë të drejtat e çifteve të së njëjtës gjini në përputhje me një vendim të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ), tha të enjten vonë kryeministri Marcel Ciolacu.

GJEDNJ vendosi në maj se Rumania kishte dështuar në zbatimin e të drejtave të çifteve të së njëjtës gjini duke refuzuar të njohë marrëdhëniet e tyre, në një vendim që mund t’i detyrojë politikbërësit të zgjerojnë mbrojtjen për komunitetin LGBT.

I pyetur nëse Rumania do të zbatojë vendimin, Çiolacu tha se “shoqëria rumune nuk është gati për një vendim për momentin. Nuk është një nga prioritetet e mia dhe … Unë nuk mendoj se Rumania është gati.”

“Unë nuk jam mendjembyllur, nuk e kam problem këtë, po flas tani nga këndvështrimi i një kryeministri”.

Rumania zhvillon zgjedhjet lokale, evropiane, të përgjithshme dhe presidenciale në vitin 2024. Ciolacu shtoi se nuk do të ishte hera e parë apo e fundit që Rumania nuk arrin të zbatojë vendimet e GJEDNJ.

Exit mobile version