Home Sport Kryeministri Rama nderon teknikun Sylvinho me çmimin e nderit dhe bën premtimin e veçantë: Brazilianin do ta bëjmë shqiptar

Kryeministri Rama nderon teknikun Sylvinho me çmimin e nderit dhe bën premtimin e veçantë: Brazilianin do ta bëjmë shqiptar

0
Kryeministri Rama nderon teknikun Sylvinho me çmimin e nderit dhe bën premtimin e veçantë: Brazilianin do ta bëjmë shqiptar

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur në aktivitetin “Mbrëmja e yjeve të sportit”, u shpreh se është bërë gjithçka që sportistët të kenë më shumë lehtësi, duke theksuar se vendi është në një proces për ta çuar sportin në një nivel tjetër.

Më tej, kreu i qvereisë i ka dorëzuar një çmim nderi trajnerit të kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho Campos, teksa gjatë dorëzimit të çmimit, Rama nuk i ka kurseu batutat, ndërsa theksoi se Sylvinho-n do “e bëjmë shqiptar”.

“Dua t’i bëj një falenderim presidentit të Komitetit Olimpik Evropian i cili na nderon me praninë e tij. Rastësia e do që njëri të jetë grek, tjetri italian. Kështu që grekë, italianë, shqiptarë, jemi në një familje. Kemi dhe një brazilian, për syrin e keq, por nëse grekun dhe Italian do i lëmë siç janë, brazilianin do ta bëjmë shqiptar, por edhe ai e ka pranuar me kënaqësi që të marrë nënshtetësinë shqiptare,- u shpreh Kryeministri.

Exit mobile version