3.7 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Kryeministri në Japoni, përplasen Çitaku e Kurti: Pse nuk shkoi Donika Gërvalla?

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Japoni për të marrë pjesë në varrimin e ish-kryeministrit japonez, Shinzo Abe.

Ky udhëtim ka ngjallur reagime nga partitë opozitare të cilat përmendën kryeministrit faktin se greva në arsim ende po vazhdon dhe fëmijët kanë mbetur në shtëpi që tash e një muaj.

E përplasje fjalësh për këtë çështje ka pasur mes anëtares së Kryesisë të LVV-së, Tinka Kurti dhe asaj të PDK-së, Vlora Çitaku.

Kurti, iu kundërpërgjigj Çitakut duke i thënë se nuk ka respekt për ish- kryeministrin japonez që dikur e kujtonte si mbështetës të madh të Kosovës.

“Sa lirë e shet ish-ambasadorja jonë në ShBA respektin për ish-kryeministrin e ndjerë japonez të cilin me 8 korrik ajo e kujtonte si mbështetës të madh të Kosovës? Për një status të dobët në Facebook. Kështu për pak e shitën edhe Kosovën.”, ka shkruar Kurti.

Sa lirë e shet ish-ambasadorja jonë në ShBA respektin për ish-kryeministrin e ndjerë japonez të cilin me 8 korrik ajo e…

Posted by Tinka Kurti on Tuesday, September 27, 2022

Reagim të menjëhershëm kishte nga ana e Çitakut e cila tha se sigurisht që Abe ishte mbështetës i madh për Kosovën, por se atje duhet të shkonte ndonjë ministër.

Në këtë mes, Çitaku tha se Gërvalla duhej të ishte e pranishme në Japoni si kryediplomate, e jo Kurti.

“Sigurisht që një delegacion i lartë nga Kosova do të duhej të ishte sot në Japoni për të marrë pjesë në ceremonitë mortore. Ministrja e jashtme për shembull. Apo nuk kemi Ministre të Jashtme? Në fakt ne nuk kemi Ministra fare, kemi asistentë të Kryeministrit. Ua ka marrë kompetencat të gjithëve”, reagoi Çitaku.

Tutje, Çitaku ka shtuar se kryeministri ka vendosur të ikë e të mos gjejë zgjidhje për grevën.

E dashura Tinkë, Kryeministrin Abe e kemi pasur mik. Atë miqësi e kemi ndërtuar me vite. Ka qenë një mbështetës i madh…

Posted by Vlora Çitaku on Tuesday, September 27, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit