28.2 C
New York
Sunday, July 13, 2025

Buy now

Kryeministri malazez thotë se është identifikuar njëri nga sulmuesit e tre të rinjve shqiptarë

- Advertisement -

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të shtunë në Herceg Nov, ku 3 të rinj shqiptarë u dhunuan pa arsye nga 8 persona me veshje ushtarake.

Përmes një njoftimi postimi në rrjetin social “X, Spajiç ka bërë me dije se kjo ngjarje po hetohet dhe se një prej agresorëve është identifikuar.

Në reagimin e tij kreu i qeverisë malazeze shprehu keqardhje dhe theksoi s epo punohet për arrestimin e autorëve.

“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oaz paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, shkroi Spajiç.

Të ngjashme

Të fundit