6.7 C
New York
Thursday, November 14, 2024

Buy now

Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me Kryeshefin Ekzekutiv të Business Roundtable, Joshua Bolten

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim virtual me  z.Joshua Bolten, Kryeshef Ekzekutiv i Business Roundtable. Kjo shoqatë  përfaqëson kryeshefat ekzekutivë (CEO) të kompanive kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zhvillimi ekonomik dhe përparimi demokratik u veçuan nga kryeministri Kurti si arsye pse Kosova ofron një mundësi të artë për investime të reja. Ai theksoi angazhimin e Qeverisë në avancimin e parimeve demokratike dhe përparimin në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, që është pasqyruar në ngritjen e Kosovës për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe renditjen si të parët në rajon sipas “World Justice Project”.

Kryeministri Kurti tha se me popullatën e re dhe profesionale që ka Kosova, shtrirjen më të gjerë të internetit në Evropë, potencialin e dëshmuar në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe me qeverinë që mbështet këtë sektor, Kosova synon që të bëhet qendra e radhës e kësaj fushe në Evropën Juglindore.

Në takimin e përbashkët me Shefin e stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, u diskutuan mundësitë që Business Roundtable të jetë urë lidhëse ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe ndërmarrjeve amerikane. U bë ftesë që ndërmarrjet amerikane ta konsiderojnë Kosovën në strategjinë e tyre të zgjerimit dhe planet e tyre për kontraktim të shërbimeve nga jashtë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit