15.4 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Kryeministri Kurti udhëton për në Estoni

- Advertisement -

 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqin, kanë udhëtuar për në Tallinn të Estonisë. Ata do të marrin pjesë në Samitin Global të 8-të të Open Government Partnership që këtë vit organizohet nga Qeveria e Estonisë. Me këtë rast, në ceremoninë hapëse të Samitit, Kryeministri do t’i drejtohet asamblesë së OGP-së, pas anëtarësimit së fundmi të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, njofton ZKM.


Ceremonia hapëse fillon prej orës 8:00, dhe transmetimin direkt mund ta gjeni në vjegëzën në vijim: 
https://www.youtube.com/watch?v=XnoB-rTQHAo

Gjatë ditës, Kryeministri Kurti, po ashtu do të zhvillojë një takim dypalësh me Kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, krahas takimeve tjera.

Të ngjashme

Të fundit