6.7 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Kryeministri Kurti shtron iftar për përfaqësues të BIK-ut dhe Departamentin e Gruas në BIK

- Advertisement -

Në përmbyllje të muajit të Ramazanit, kryeministri Albin Kurti shtroi iftar për përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame.

Siç njoftohet nga Kryeministria, Kurti u shpreh i kënaqur që ky iftar i bëri bashkë me përfaqësuesit e BIK-ut, duke e rikujtuar se ky muaj na thotë që të përqendrohemi tek ana jona shpirtërore, solidariteti me të tjerët, te mirëkuptimi me të gjithë e tek vlerat e besimit e të shpresës.

Për këto ditë të mbetura të agjërimit, Kurti iu dëshiroi të gjithëve agjërim të lehtë dhe të pranueshëm.

Në këtë iftar, kryeministri Kurti u shoqërua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendësministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Agon Dobruna, Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputetja Shqipe Mehmeti –Selimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit