7.6 C
New York
Saturday, March 1, 2025

Buy now

Kryeministri Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

- Advertisement -

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë ftesë krerëve të tri partive opozitare në vend, PDK, LDK dhe AAK, për takim nesër paradite.

Sipas burimeve nga Kryeministria thuhet se Kurti u ka dërguar ftesë liderit të PDK-së, Memli Krasniqi, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku si dhe të parit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për takimin e radhës.

Po ashtu është thënë se tashmë i pari i PDK-së, Memli  Krasniqi ka konfirmuar takimin me kryeministrin Kurti.

E për këtë takim pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe nga Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Lulzim Blakaj nga AAK, ka konfirmuar se në adresë të Haradinajt ka ardhur një ftesë për takim me kryeministrin Kurti, për të martën në mëngjes.

Po ashtu u tha se tema e diskutimit është për zhvillimet në vend, veçanërisht ato në veri të vendit.

Kryetari Haradinaj e ka konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

Duhet përkujtuar që i pari i PDK-së, Memli Krasniqi i ka dërguar sot një letër kryeministrit Kurti për situatën e krijuar në veri të Kosovës, duke i shprehur gatishmërinë e PDK-së për të komunikuar dhe harmonizuar veprimet e institucioneve në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit të Kosovës.

Në letrën e tij, lideri i Opozitës, Memli Krasniqi, ka thënë se situata në pjesën veriore është shqetësuese, me rrezik të përshkallëzimit, ndërsa epilogu nuk është i qartë. Andaj, sipas tij, një koordinim i Qeverisë me Opozitën dhe harmonizimi i veprimeve institucionale me partnerët ndërkombëtarë është i domosdoshëm.

“Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë stabilitetin e shtetit tonë. Me këtë rast, ju shpreh gatishmërinë e Partisë Demokratike të Kosovës për të komunikuar hapur dhe në vazhdimësi rreth situatës së krijuar në pjesën veriore të vendit, si dhe për të ndihmuar institucionet në vazhdimin e ushtrimit të sovranitetit në çdo pjesë të territorit tonë”, ka thënë Krasniqi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit