20.1 C
New York
Friday, July 4, 2025

Buy now

Kryeministri Kurti ende nuk i ka vizituar kryetarët e rinj të komunave në veri

- Advertisement -

Edhe pas 1 jave që kryetarët e rinj të komunave të veriut e dhanë betimin dhe u përpoqën me rekomandim të kryeministrit Albin Kurti që të shkojnë nëpër objektet komunale të shoqëruar nga njësitë speciale të Policisë së Kosovë, vet kryeministri i vendit nuk ka shkuar ende t’i vizitoj kryetarët e zgjedhur dhe ti uroj për mandatin e tyre.

Kryeministri Kurti madje i ka bërë thirrje edhe ambasadorit Amerikan që të shkojë në veri e ti vizitojë kryetarët e rinj por personalisht ai ende nuk ka qenë në asnjërën prej ndërtesave zyrtare të komunave në veri.

Në seancën e fundit parlamentare, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka ftuar kryeministrin Kurti të shkojnë në veri.

Lideri i opozitës ka thënë se është e padrejtë të rrezikohet jeta e kryetarëve të komunave nëse Kurti nuk është gati ta bëjë vet një gjë të tillë.

“Kryeministër, leji fjalët e çu shkojmë në veri. Lej, mos u lidh mbas Izmirit, Ilirit, Lulzimit e Erdenin. Hajde qu skojmë në veri. Kryeministër je, priju njerzëve. Pse po i shtin ata me zor atje me rreziku jetën e vet. Hajde ti rrezikoje i pari e unë pas teje i dyti. Çu sot, pasdite, në mbramje, nesër, pasnesër, kur të duash”, ka thënë Krasniqi në seancën e Kuvendit, që e ka shpërndarë edhe në një postim të tij në Facebook.

Kryeministër, çu shkojmë në veri. Priju njerëzve!

Posted by Memli Krasniqi on Sunday, June 4, 2023

Të ngjashme

Të fundit