Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij, raporton Scanner.
Kujtojmë se Arben Vitia ka qenë më parë ministër i Shëndetësisë, por ishte larguar nga kjo pozitë, kur kishte dalë si kandidat i VV-së për zgjedhjet komunale në Prishtinë. /Scanner/