Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Sarajevë.
Kështu raporton portali boshnjak “avaz.ba”, i cili ka publikuar edhe pamjet e eskortës.
Shefi i qeverisë do të bëjë disa takime në Sarajevë, ndonëse Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian në Bosnjë dhe Hercegovinë është anuluar.
Kurti pritet të ketë takime me përfaqësues të institucioneve dhe përfaqësues politik, si dhe do të marrë pjesë në një organizim të organizatës joqeveritare Asociacioni i Intelektualëve të Pavarur Krug 99.