Kryeministri indian Narendra Modi ka zhvilluar biseda telefonike të veçanta me Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy përpara vizitës së ministrit të jashtëm ukrainas në Nju Delhi.
India ka pasur tradicionalisht lidhje të ngushta ekonomike dhe mbrojtëse me Moskën dhe është përmbajtur nga kritikat ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Por javën e ardhshme, ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba do të vizitojë Indinë, ndërsa Kievi kërkon të krijojë mbështetje për planin e tij të paqes. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë ukrainas që nga pushtimi rus.
Përpara vizitës, Modi i telefonoi Putinit për ta uruar për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të fundjavës në Rusi dhe të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu për Ukrainën, tha Kremlini në një deklaratë.
Qeveria indiane tha në deklaratën e saj se Modi kishte përsëritur “pozicionin konsistent të Indisë në favor të dialogut dhe diplomacies, sit ë vetmen zgjidhje”.
Udhëheqësi indian tha më vonë në një postim në X se ai gjithashtu foli me Zelenskyy për forcimin e lidhjeve midis Indisë dhe Ukrainës.