Kryeministri i ri kanadez, Mark Carney, ka thënë se raportet e vjetra të Kanadasë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të bazuara në integrim të ekonomive dhe bashkëpunim të ngushtë ushtarak dhe të sigurisë, ka marrë fund.
Duke folur nga Otava pas një mbledhje të Qeverisë, Carney ka thënë se kanadezët duhet të “rimendojnë rrënjësisht për ekonominë e tyre”, pas tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Ai ka thënë se Kanadaja do të përgjigjet me tarifa që do të kenë “ndikim maksimal” ndaj SHBA-së.
Të mërkurën Trumpi njoftoi se do të taksojë me 25 për qind veturat dhe pjesët e importuara.
E Carney kujtoi Marrëveshjen për Produkte automobilistike Kanada-SHBA të nënshkruar më 1965.
“Kjo marrëveshje ka marrë fund me këto tarifa”, ka thënë ai në frëngjisht.
Ai ka shtuar se Kanadaja mund të mbajë industrinë e automobilizmit gjallë pavarësisht tarifave.
Kanadaja duhet të ndërtojë një ekonomi që mund ta kontrollojnë kanadezët dhe kjo nënkupton edhe rimendimin për raportet tregtare me partnerët tjerë, ka deklaruar Carney.