0.8 C
New York
Saturday, January 11, 2025

Buy now

Kryeministri i Grenlandës: Jam i gatshëm të flas me Trump

- Advertisement -

Kryeministri i Groenlandës, Mute Egede, ka thënë se ishte gati të fliste me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, i cili ka thënë se dëshiron kontroll mbi ishullin Arktik dhe kërkoi respekt për aspiratat e pavarësisë së ishullit.

Trump, i cili merr detyrën më 20 janar, e ka përshkruar kontrollin amerikan të Groenlandës, një territor gjysmë autonom danez, si një “domosdoshmëri absolute”, shkruan CNN.

Ai nuk hodhi poshtë përdorimin e mundshëm të mjeteve ushtarake ose ekonomike, duke përfshirë tarifat kundër Danimarkës.

Në një konferencë për shtyp në Kopenhagë, kur u pyet nëse kishte pasur kontakt me Trump, Egede u përgjigj: “Jo, por ne jemi gati të flasim”.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e cila gjithashtu foli në konferencën për shtyp, tha të enjten se kishte kërkuar një takim me Trump , por nuk priste që kjo të ndodhte përpara inaugurimit të tij./

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit