Një grup që përfaqëson 57 viktimat e përplasjes së dy trenave në Greqi në shkurt, ka ngritur padi penale ndaj kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, dhe disa ministrave dhe zyrtarëve të tjerë.
Padia nga zyrtarëve grekë u bë publike para se shteti të mbajë zgjedhjet kombëtare këtë të diel.
“Padia shënjestron kryeministrin, ministrat dhe ish-ministrat” si dhe zyrtarë të tjerë, tha përfaqësuesi i grupit, Christos Konstantinidis, gruaja e të cilit vdiq gjatë tragjedisë me trena.
Tridhjetë nga 57 personat që vdiqën ishin nën moshën 30-vjeçare, shumica e të cilëve studentë.
Tragjedia nxiti protestat ku morën pjesë dhjetëra mijëra persona që shprehën pakënaqësinë e tyre me Qeverinë, e cila në tetë vjetët e fundit është udhëhequr nga konservatori Mitsotakis apo nga rivali i tij kryesor, majtisti Alexis Tsipras.
Edhe tre zyrtarë të tjerë të hekurudhave po përballen me drejtësisë për shkak të përplasjes së trenave.
Qeveria u përball me kritika pasi fillimisht kishte tentuar që t’ia linte fajin zyrtarëve të hekurudhave.
Sindikatat e punëtorëve të hekurudhave për vite me radhë kanë paralajmëruar për rreziqet e sigurisë, duke argumentuar se rrjeti hekurudhor ka pak staf dhe për një dekadë nuk ka pasur investime.
Mitsotakis më pas kërkoi falje dhe u zotua se do të përmirësojë gjendjen e sigurisë në hekurudha në bashkëpunim me ekspertët e Bashkimit Evropian dhe me operatorin francez të trenave, SNCF.
Sipas ligjeve greve, vetëm Parlamenti mund të hetojë kryeministrin dhe ministrat./REL/